Rreth nesh

Libri i shenjtë i Krishterë na flet si me histori po ashtu edhe me profeci. Ai na tregon se çfarë ndodhi më përpara dhe çfarë ka për të ndodhur së shpejti. Në një parashikim befasues, ne mund të lexojmë mesazhin e fundit të paralajmërimit përpara shkatërrimit të botës.

Ky mesazh paralajmërues, i shpjeguar nga Tre Engjëjt tek Zbulesa, kapitulli 14, vjen në tri pjesë. Secili prej këtyre paralajmërimeve është tepër serioz sa që tërë bota duhet ta dëgjojë.

  • Engjëlli i parë na thotë që të adhurojmë Zotin Krijues, Atë që krijoi qiellin, tokën dhe detin. Ne duhet ta adhurojmë Krijuesin, sepse ka ardhur ora e Tij e gjykimit. Engjëlli i parë na tregon se si mund ta njohim këtë Perëndi dhe të përgatitemi për të kaluar gjykimin pa dënim.

  • Engjëlli i dytë na paralajmëron për apostazinë, pra braktisjen e besimit të vërtetë në kohën e fundit. Jemi ftuar të “dalim” nga sistemet fetare, që nuk e nderojnë Perëndinë Krijues dhe Fjalën e Tij të shpallur.

  • Engjëlli i tretë na paralajmëron se i ligu do të punojë përmes këtij sistemit fetar të rënuar për të krijuar një sulm përfundimtar kundër Zotit Krijues dhe njerëzve të Tij. Ata që ndjekin të ligun do të vulosen me një “damkë” dhe do të persekutojnë njerëzit që i qëndrojnë besnikë Perëndisë. Por Perëndia do të derdhë gjykimet e Tij mbi ata që kanë këtë damkë të tmerrshme. Kurse njerëzit që shfaqin besimin dhe bindjen, do të shpëtohen nga shkretimi i këtij planeti që po vdes. Ata do të shkojnë në Qiell me Perëndinë dhe do të vëzhgojnë se si Ai do të rikrijojë botën në përsosmërinë e saj origjinale.

Regjistrohuni për buletinin tonë

Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

newsletter-cover