
Si të arsyetoni vetë?
Përmbledhje
Profetët e Perëndisë parathanë një fuqi të rrezikshme fetare të përshkruar me emrin e koduar simbolik “Babilonia”. Sipas profecisë, kjo fuqi do të përpiqet të na detyrojë dhe të joshë në adhurim të rremë. E vetmja mënyrë se si do të jemi në gjendje të gjejmë siguri është duke arsyetuar logjikisht dhe duke mbajtur me besnikëri të plotë Fjalën e zbuluar të Perëndisë. Kjo broshurë na tregon se si ta ushtrojmë mendjen tonë në mënyrë që të jemi besimtarë të mençur dhe të arsyetueshëm në kohë krize mbarëbotërore.
Tipi
Broshurë
Botuesi
Sharing Hope Publication
E disponueshme në
21 Gjuhët
Faqet
6
Sapo kishim arritur majën e malit Gunig Datuk pas një ngjitjeje të gjatë. U ula me mikun tim të ri, Adzakun, për të shijuar pamjen. Nuk kaloi shumë dhe biseda jonë u kthye drejt temave fetare.
“Unë jam mendimtar i lirë”, tha Adzaku. “Kam pikëpamjet e mia për botën”.
“Ah po”, iu përgjigja. “Kam dëgjuar shumë të rinj nga Malajzia, që identifikohen me mendimtarët e lirë”.
Adzaku qeshi. “Duhet të mendojmë në mënyrë të pavarur. Përndryshe ka shumë konfuzion. Do të çmendeshe.”
“Po si i bëhet kur shkon në shtëpi”? E pyeta. “Këtu në Malajzi, shumë të rinj e quajnë veten mendimtarë të lirë, por në shtëpi, pritet nga ty që të marrësh pjesë në ritualet Islamike ose Budiste. Çfarë iu thua prindërve”?
“Nuk iu them”, u përgjigj Adzaku. “Thjesht iu bëj qejfin. Unë mund të mendoj lirshëm, por mendimet duhet t’i mbaj për vete”.
A është i rëndësishëm mendimi i lirë?
Në disa pjesë të botës, nëse ke besimin e gabuar, rrezikon të izolohesh nga shoqëria, të humbasësh punën, madje edhe të vritesh. Të mendosh në mënyrë të pavarur mund të jetë e rrezikshme. Por a është e rëndësishme?
Bota jonë është plot me ide të mira dhe të këqija. Një mënyrë e rëndësishme për të filluar shoshitjen e së mirës nga e keqja është duke menduar dhe duke folur për to. Nëse blini diçka të shtrenjtë—si ar, safir, ose një iPhone—nuk do paguanit direkt dhe thjesht ta sillnit në shtëpi. Do e kontrollonit dhe do e krahasonit me produktet e konkurrentëve në mënyrë që të siguroheni se po merrni cilësinë më të mirë. Idetë duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë.
Ka shumë konfuzion në botë, dhe kjo gjë bëhet edhe më keq kur njerëzit përpiqen që të imponojnë idetë e tyre në shoqëri. Me lejoni t’ju tregoj një profeci të rëndësishme. Në një libër shumë të vjetër “Zbulesa e Jezus Krishtit”, një profeci flet për njerëz, që përpiqen të imponojnë me forcë pikëpamjet e tyre konfuze fetare. Thuhet se: “Ra, ra Babilonia, qyteti i madh, i cili u ka dhënë të pinë të gjithë kombeve verën e zemërimit të kurvërimit të saj.” (Zbulesa 14:8).
Këto fjalë simbolike nuk janë të vështira për t’u kuptuar. Babilonia ishte një qytet i njohur antik, por emri i saj do të thotë “konfuzion”. Qyteti “ra”, jo se është konfuz, por se nuk dëshiron të dalë nga konfuzioni i tij. Ajo josh kombet që të bashkohen me të në kurvërinë shpirtërore—që do të thotë, të tradhtojnë Zotin duke përzier adhurimin e vërtetë me atë të rremë. Këto ide të rreme bëhen normale dhe pranohen. Kjo profeci për “Babiloninë” i referohet gjendjes shpirtërore në mbarë botën, që jo vetëm që i ka bërë gabimet shpirtërore normale, por përfundimisht do t’i imponojë ato tek njerëzit që kapen pas të vërtetës.
Zbulesa e Jezus Krishtit e parashikoi që kjo do të ndodhte në ditët tona. Ndoshta këtë gjë mund ta keni parë tashmë. A ka njerëz që e keq-prezantojnë Perëndinë me idetë e tyre të rreme? A ju ka brejtur ndërgjegjja?
Po, prandaj mendimi i lirë është i rëndësishëm.
Si të mendosh në mënyrë të pavarur
Shumica e njerëzve kënaqen duke ndjekur fenë e komunitetit të tyre. Por nuk i analizojnë besimet që kanë. Ata ndjekin tradita fetare që nuk kanë kuptim ose që të bëjnë më shumë keq se sa mirë. Ndonjëherë, edhe drejtuesit fetarë, të cilët supozohen se duhet të na tregojnë rrugën drejt Zotit, janë vetë të korruptuar.
Si mund të gjejmë të vërtetën? Sugjeroj që t’iu besojmë profetëve. Pse? Ka tri arsye:
Profetët tregojnë një njohuri fantastike për të ardhmen. Profeti Daniel parashikoi ngritjen e Evropës në pozitën e saj historike që kolonizoi botën. Jezus Krishti (gjithashtu i njohur si Isa al-Mesih) parashikoi shkatërrimin e Jeruzalemit në vitin 70 m.e.s. Profeti Moisi (Musa) parashikoi historinë e Ishmaelit deri në fund të kohëve.
Profetët treguan një njohuri të mahnitshme shkencore për shëndetin. Profeti Moisi, i cili jetoi rreth 3500 vite më parë, shpjegoi karantinën, parimet e higjienës dhe të sterilizimit. Ai i ndau kafshët në të pastra dhe të papastra. Dhe ai na tregoi se nuk duhet të hamë mishin bashkë me gjakun dhe dhjamin në rastin e kafshëve të pastra. Madje edhe sot, ata që ndjekin ligjet e tij të dietës dhe higjienës jetojnë 15 vite më shumë se sa popullata në përgjithësi.
Zoti i përgjigjet lutjeve të besimtarëve, që besojnë në Të dhe në profetët e Tij.
Shkrimet e profetëve janë plot me udhëzime — por që të përfitojmë nga to, duhet të mësojmë të mendojmë në mënyrë kritike, të testojmë besimet tona, dhe të shohim faktet për besimin tonë. Të menduarit është një pjesë e rëndësishme e fesë së vërtetë.
Tani, çfarë ndodh kur ne hetojmë një gabim? Në fillim mund të duket si i vërtetë. Por teksa kërkojmë faktet, fillojmë të shohim probleme me këtë ide.
E vërteta është komplet e kundërta e kësaj. Asnjëherë nuk humbet gjë, nëse kërkimet bëhen me kujdes. Sa më shumë e hetojmë, aq më e vërtetë del.
Besimtarët duhet të jenë njerëzit më të mençur në botë, sepse Zoti na drejton drejt rrugës së mençurisë. Nëse gjendeni në një situatë ku nuk ju lejohet të mendoni lirisht ose të bëni pyetje, atëherë kjo nuk është nga Zoti. Ai na fton të shqyrtojmë nga afër të vërtetën pasi ajo është mjaftueshëm e fortë për t’i bërë ballë hetimit. Por Babilonia të josh drejt gënjeshtrës dhe të mban lidhur, duke i mbyllur derën çdo përpjekjeje intelektuale.
Nëse jeni kaq konfuzë sa të ndjeni që jeni në Babiloni, atëherë dilni prej saj! Ejani në rrugën e mençurisë së Zotit. Mendoni për veten dhe kërkoni pyetje rigoroze. Nuk do të zhgënjeheni.
A dëshironi të dini më shumë për Zbulesën e Jezus Krishtit? Ju lutemi të na kontaktoni në informacionin mbrapa kësaj faqeje.
Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.
Regjistrohuni për buletinin tonë
Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

Gjeni audiencën tuaj
Publikime të rekomanduara
© 2023 Sharing Hope Publications