A keni nevojë për një mrekulli?

A keni nevojë për një mrekulli?

Përmbledhje

Perëndia ka një histori të gjatë në ofrimin e mrekullive për popullin e Tij pikërisht atëherë kur ata kishin më shumë nevojë për to. Bibla na tregon shumë histori rreth profecive të përmbushura, njerëzve të shëruar dhe ngjarjeve të pabesueshme, që mund të vinin vetëm si përgjigje të lutjeve. Kjo broshurë ofron disa arsye pse ne mund ta besojmë Biblën si Fjalën e pandryshuar të Perëndisë dhe se si ju mund t'i afroheni Perëndisë duke kërkuar një mrekulli për jetën tuaj.

Tipi

Broshurë

Botuesi

Sharing Hope Publication

E disponueshme në

19 Gjuhët

Faqet

6

Shkarko

Një klan i madh pjesëtarësh të një familje, po shpresonin për një jetë më të mirë dhe vendosën të emigronin në një tjetër vend. Megjithatë, udhëtimi nuk ishte i lehtë; atyre iu duhej të kalonin në këmbë një shkretëtirë të madhe. Atje kishte gjarpërinj, akrepa dhe nxehtësi të madhe. Nëse pjesëtarët të sëmurë apo të dobët të klanit ngelin mbrapa karvanit, ata bëheshin pre e bandave.

Disave prej tyre iu mbaroi ushqimi, por drejtuesi i tyre i thirri Perëndisë. Ditën tjetër, kur ata u zgjuan nga gjumi, gjetën disa gjëra të vogla, të cilat dukeshin si bukë të shpërndara nëpër tokë. Ishte e shijshme tamam si naforë me mjaltë. Dhe kishte mjaftueshëm për të gjithë që të kënaqnin urinë e tyre! U desh shumë kohë për të kaluar shkretëtirën, dhe çdo ditë binte bukë nga qielli. Lavdi Zotit, ata shpëtuan!

Kjo histori mund të duket e çuditshme, por ka ndodhur me të vërtetë. Është një nga shumë mrekullitë e thëna në Bibël, të cilën mund ta njihni si Tevrati, Zeburi, dhe Inxhili. Bibla përmban qindra histori të vërteta, shumë prej tyre janë bazuar në mrekullitë që Perëndia ka bërë në jetët e njerëzve. Është një libër i rëndësishëm për kohërat tona, ku shumë njerëz kanë nevojë për mrekulli.

Mrekullitë e sotme

Në vitet e fundit, kemi parë luftëra civile, revolucione, kolapse ekonomike, papunësi, sëmundje infektive, dhe vdekje. Nuk e di me siguri se cila mund të jetë gjendja juaj tani. Mund t’ju kenë nxjerrë nga shtëpia juaj. Mund të keni një të afërm që po lufton me jetën dhe vdekjen. Jeni duke u përpjekur për të gjetur një punë.

Çfarëdo qoftë situata juaj, Perëndia kujdeset për ju dhe është po aq i gatshëm që të kryejë një mrekulli për ju sot si në kohët e lashta. Kur ndiheni të mërzitur, ju mund të gjeni ngushëllim duke lexuar Biblën, librin e mrekullive.

Fjalët e Perëndisë për kohët tona

Disa njerëz ngurrojnë të lexojnë Biblën, sepse ata kanë dëgjuar se ajo është ndryshuar disi. Ndoshta ky keqkuptim është për shkak të mënyrës së jetesës së shumë njerëzve që shpallin se ndjekin Biblën. Ndonjëherë ne shohim të Krishterët duke pirë alkool, duke luajtur kumar, duke u veshur pa modesti, duke ngrënë mish derri dhe, duke i trajtuar keq njerëzit.

Por në fakt, të gjitha këto gabime janë të ndaluara në Bibël. Kur të Krishterët jetojnë në mosbindje ndaj Perëndisë, kjo nuk e ndryshon vlefshmërinë e Fjalës së Tij të përjetshme. Profeti Isaia shkroi: “Bari thahet, lulja vyshket, por Fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë” (Isaia 40:8). A mendoni se qeniet njerëzore janë aq të fuqishme sa të ndryshojnë Fjalën e Perëndisë, apo ka më shumë gjasa që ato thjesht po e keqpërfaqësojnë atë me sjellje të keqe?

Bibla na tregon se kur profeti David (gjithashtu i njohur si Davud) dhe populli i tij po transportonin arkën e besëlidhjes, një arkë e madhe e artë, që mbante Dhjetë Urdhërimet. Dhjetë Urdhërimet ishin ligji i Perëndisë për jetën morale dhe ishin shkruar në dy pllaka të mëdha prej guri të vendosura brenda arkës prej ari. Në vargan, një njeri guxoi ta arrinte dhe prekte arkën—dhe menjëherë ai ra i vdekur!

Nëse Perëndia nuk lejoi duart mendjemadhe të preknin arkën e shenjtë që përmbante Fjalën e Tij, sa më pak do të lejojë njerëzit e këqij t’i afrohen Fjalës së Tij të shkruar, me gërshërë dhe një penë korrektuese? Perëndia është mjaft i madh që të mbrojë Fjalën e Tij.

Duke folur objektivisht, Bibla është libri më i verifikuar në historinë njerëzore. Jo shumë kohë më parë, tre barinj Beduinë në Palestinë—Muhamed edh-Dhih, Xhum’a Muhamed dhe Khalil Musa—aksidentalisht zbuluan Rrotullat e Detit të Vdekur. Ky ishte një zbulim i madh arkeologjik, që na lejon të krahasojmë Biblën e sotme me shkrimet e lashta të Biblës, që janë rreth 2000 vite të vjetra. Harmonizimi është befasues, duke vënë sërish në dukje faktin se zbulesat e Perëndisë nuk mund të ndryshohen. Nëse keni nevojë për një mrekulli, mund të jeni të sigurt se Bibla është një libër i besueshëm! Këtu do të gjeni histori të mahnitshme rreth profetëve si Noeu (Nuhu), Abrahami (Ibrahimi), Jozefi (Isufi), Jona (Junus), Danieli, Davidi (Davud), dhe Solomoni (Sulejmani). Ju mund të keni dëgjuar fragmente rreth tyre në vende të tjera, por Bibla na e tregon historinë e plotë!

Ejani dhe gjeni mrekullinë tuaj!

Çfarëdo lloj krize që mund të jeni duke përjetuar, Bibla ka një histori mrekullie për ju:

  • A jeni ju ose ndonjë i afërmi juaj i sëmurë? Lexoni rreth shërimit të mrekullueshëm të Naamanit, gjeneralit sirian lebroz.

  • A mundoheni që të mbani familjen tuaj me bukë? Lexoni rreth vejushës lebanite dhe djalit të saj, të cilët i mbijetuan zisë afatgjatë vetëm me një qyp të vogël vaji dhe një grusht miell që nuk shteruan kurrë.

  • A është jeta juaj në rrezik? Lexoni rreth Ebed-Melekut, një skllav etiopian në pallatin e mbretit, jeta e të cilit u shpëtua përgjatë kohës së luftës për shkak të besimit që ai kishte për Perëndinë.

  • A ndiheni sikur je një i dëbuar? Lexoni rreth egjiptianes Agar, e cila pa mrekullitë e Perëndisë pasi ajo ishte nxjerrë nga shtëpia.

  • A po zhyteni në problemet e jetës? Lexoni rreth Jezus Krishtit, kur shtriu dorën e tij dhe qetësoi stuhinë e madhe për të shpëtuar dishepujt e tij nga përmbytja e varkës.

Përgjigjet e mrekullueshme

Ndërsa lexojmë Biblën, mbushemi me siguri për t’u lutur me pritshmëri pozitive. Jezus Krishti tha: “Gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni” (Inxhili - Mateu 21:22). Kur ne lexojmë historitë e të tjerëve të cilët përjetuan mrekulli nga Zoti, zemrat tona frymëzohen me shpresë për t’i drejtuar kërkesat tona drejt Qiellit.

A keni nevojë për një mrekulli? Frymëzohuni nga mrekullitë në Bibël dhe kërkojini Zotit që të bëjë një të tillë në jetën tuaj. Ai me siguri do të dëgjojë lutjen tuaj sot!

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth mrekullive në Bibël, ju lutemi na kontaktoni në informacionin pas kësaj faqeje.

Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.
Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.

Regjistrohuni për buletinin tonë

Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

newsletter-cover