
Pushim në një botë pa pushim
Përmbledhje
Stresi dhe puna e tepërt sjellin shumë njerëz në varr para kohës së tyre. Por në krijimin, Perëndia krijoi një kurë për problemin e stresit: një ditë pushimi. Kjo ditë e shenjtë u projektua si një bekim që njerëzit të pushonin nga puna dhe të kalonin kohë me Perëndinë. Fatkeqësisht, edhe pse Zoti i urdhëroi njerëzit ta kujtojnë atë, shumica e kanë harruar këtë ditë të veçantë, madje shumë e kanë harruar edhe Krijuesin që ua dha.
Tipi
Broshurë
Botuesi
Sharing Hope Publication
E disponueshme në
21 Gjuhët
Faqet
6
Mita Duran kishte vdekur. Autorja indoneziane 24-vjeçare plot gjallëri, kishte rënë mbi tavolinën e punës. Çfarë ndodhi?
Mita punonte në një agjenci reklamash, ku kërkesat ishin të larta dhe puna ishte e rëndë. Pak përpara vdekjes së saj, ajo kishte komentuar në lidhje me lodhjen e saj në median sociale: “Sonte, po mbaj çelësat e zyrës për të tetën ditë rresht. . . . Kjo nuk është jetë.”
Ajo e përdorte shumë pijen me kafeinë Krating Daeng, versioni aziatik i Red Bullit. Në komentin e saj të fundit online shkruante: “30 orë punë dhe ende e fooortë”. Pastaj i ra koka mbi tavolinë dhe nuk u ngrit më.
Çfarë ndodhi? Mita vdiq nga mbingarkesa në punë.
Sot, shumë prej nesh kanë axhenda të mbingarkuara. Shoqëria na nxit të punojmë më shumë, të fitojmë më shumë, dhe të blejmë më shumë. Vuajmë nga stresi, pagjumësia dhe lodhja mendore.
Ndoshta nuk e vrasim veten si Mita Duran, por jeta mund të bëhet një barrë e rëndë. A është kjo çfarë Zoti dëshiron për ne? Ai është Dhuruesi i Paqes. Kur e mbingarkojmë veten, a ndiejmë paqe? Sigurisht që jo!
Nëse mbingarkohemi me lodhje, kjo duhet të jetë për shkak se po harrojmë diçka që Zoti do që ne ta kujtojmë. Le të zbulojmë çfarë ka thënë Ai për pushimin.
Të shtypësh butonin “Pauzë”
Zoti është Hirplot dhe Mëshirplot. Ai e dinte se njerëzit kanë nevojë për kohë që të karikojnë energjinë e tyre fizike, mendore dhe shpirtërore njësoj siç bëjnë me celularët ose kompjuterët. Prandaj, profeti Moisi (gjithashtu i njohur si Musa) regjistroi urdhrin e Perëndisë:
Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde; por dita e shtatë është e Shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë. (Nga pjesa e parë e Biblës, gjithashtu e njohur si Tevrati: Eksodi 20:8–10).
Ky ligj i pandryshueshëm i Zotit na thotë të mbajmë mend ditën e shtatë. Në shumë gjuhë të botës, kjo ditë e shtatë dedikuar pushimit quhet “Sabat”. Pse na urdhëroi Zoti ta mbajmë mend? Sepse Ai e di që harresa ka qenë një problem i vazhdueshëm i njerëzimit, duke filluar nga Adami. Nuk duhet t’i harrojmë urdhërimet e Zotit, sepse vetëm duke e kujtuar Atë dhe urdhërimet e Tij do të fuqizohemi për të ecur në rrugën e drejtë.
Por, pse është i veçantë Sabati? Zoti na thotë:
Sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe në ditën e Shtunë Ai pushoi. Prandaj Zoti e ka bekuar ditën e Sabatit dhe e ka shenjtëruar atë (Eksodi 20:11).
Sabati është një kujtesë e rëndësishme se Zoti është Krijuesi. Disa njerëz kundërshtojnë, duke thënë se, meqenëse Zoti nuk lodhet kurrë, nuk do të kishte nevojë të pushonte ditën e shtatë. Por Zoti nuk pushoi nga lodhja; Ai pushoi nga puna e Tij krijuese, në mënyrë që të bënte një kohë të shenjtë për ne që të pushojmë.
Zoti e pa se një ditë pushimi është e mirë për njerëzimin. Ai bëri ditën e shtatë të Sabatit, kuptimi i së cilës është një ndërprerje ose ndalesë. Kështu, dita e shtatë e çdo jave është një ditë e veçantë për të shtypur butonin “pauzë”. Duhet të pushojmë nga puna dhe aktivitetet e përditshme përgjatë një dite të tërë, që të kujtojmë dhe adhurojmë Zotin.
A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse shefi ose profesori juaj t’ju urdhëronte që të bënit më shumë pushim? Megjithatë, kjo është pikërisht ajo çfarë Zoti na ka urdhëruar! Lavdi Perëndisë! Ai është me të vërtetë i mëshirshëm!
Të mbash të shenjtë Ditën e Zotit
Sabati është një ditë universale e shenjtë për të gjithë njerëzit në botë. Mbahej nga besimtarët monoteistë, që besonin në të vetmin Zot të vërtetë Krijues, para se të ekzistonin Judenjtë, të Krishterët, Myslimanët, Budistët, apo Hinduistët. Në fakt, ajo ditë i është dhënë gjithë njerëzimit kur u krijua bota. Adami dhe Eva (e cila njihet gjithashtu si Hava) e mbajtën Sabatin, dhe Zoti nuk na ka dhënë kurrë leje që të harrojmë atë që na tha të kujtojmë.
Fatkeqësisht, Sabati shpesh është harruar. Profetët i paralajmëruan Judenjtë e lashtë se Zoti do të sillte shkatërrimin mbi ta nëse do të harronin Sabatin. Ata nuk e dëgjuan paralajmërimin, kështu që Jeruzalemi u shkatërrua, dhe familjet e tyre u morën robër. Të Krishterët gjithashtu e harruan Sabatin, duke e ndryshuar atë në ditën e diel, në kundërshtim me urdhërimet e Perëndisë. Myslimanët luten të premten, por kanë harruar se ne duhet të pushojmë ditën e shtatë në mënyrë që të jetojmë plotësisht të bindur ndaj Krijuesit.
Pse duket sikur e gjithë bota jonë po e harron këtë ditë të rëndësishme? A ka ndonjë shkak më të keq që ka sjellë këtë harresë?
Jezusi Mesia (gjithashtu i njohur si Isa al-Mesih) na paralajmëroi se do të vijë një fuqi mbarëbotërore që Satani (Shejtani) do e përdorë për të hequr mendjet tona nga Krijuesi. Miliona njerëz do të mashtrohen, duke adhuruar në sabatin e rremë. Nëse Satani mund të na bëjë të harrojmë ditën e Krijuesit, ai shpreson se do të harrojmë Vetë Krijuesin. Megjithatë, kur mbajmë Sabatin e vërtetë, tregojmë besnikërinë tonë ndaj Krijuesit tonë dhe shijojmë dhuratën e pushimit, relaksimit dhe paqes.
Të hysh në pushimin e Zotit
Profeti Moisi shkroi se “Perëndia bekoi ditën e shtatë” (Zanafilla 2:3). A jeni të lodhur dhe të këputur? Ka bekime në ditën e Sabatit!
Mita Duran, autorja nga Indonezia, vdiq nga mbingarkesa në punë—por nuk keni pse të vdisni dhe ju. Zoti ju fton të pushoni çdo javë nga puna juaj dhe të përjetoni bekimet e Sabatit.
Nëse doni të mësoni më tepër në lidhje se si Zoti na jep çlodhje, paqe dhe shërim, ju lutemi të na kontaktoni tek informacioni mbrapa faqes.
Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.
Regjistrohuni për buletinin tonë
Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

Gjeni audiencën tuaj
Publikime të rekomanduara
© 2023 Sharing Hope Publications