
Ruajtje nga frymërat e liga
Përmbledhje
Frymërat e liga janë të fuqishme, por jo aq të fuqishme sa Jezusi, Mesia. Kjo broshurë përshkruan se si Jezusi i dëboi demonët nga njerëzit që vuanin dhe i ndihmoi ata të gjenin shërim. Ai mund të bëjë të njëjtën gjë për ne edhe sot. Libri i tij na mëson gjithçka që duhet të dimë për të qenë të lirë nga sulmet dhe pushtimet demoniake. Gjithashtu na mëson se si mund të shmangim mashtrimet demoniake përpara se ai të kthehet.
Tipi
Broshurë
Botuesi
Sharing Hope Publication
E disponueshme në
21 Gjuhët
Faqet
6
Xhindet janë kudo. Sido që t’i quani, shpirtra, fantazma, demonë, apo xhinde, ata janë të frikshëm. Shamanët, magjistarët, dhe hajmalitë janë të njohura, por a munden të na mbrojnë dot?
Do dëshiroja të ndaja me ju tre hapa të thjeshtë për të gjetur mbrojtje nga frymërat e liga, në mënyrë që të mos keni frikë.
Mbrojtje nga frymërat e liga
Burri ishte lakuriq dhe bërtiste. Ishte pushtuar nga shumë xhinde, dhe askush nuk e ndihmonte dot. Njerëzit në fshat ishin përpjekur ta lidhnin me zinxhirë, por ai i këpuste të gjithë zinxhirët me fuqi të mbinatyrshme dhe ia mbathte për të banuar afër varreve. I kaloi ditët e tij duke qarë me mizëri të madhe dhe, duke prerë veten me gurë.
Derisa erdhi një njeri i quajtur Jezus Krisht, që gjithashtu njihet si Isa al-Mesih.
Ky njeri ishte munduar aq shumë saqë kur hapi gojën që të kërkonte ndihmë, xhindi i bërtiti Jezus Krishtit që ta linte rehat. Por Jezusi nuk u largua. Ai e dinte se çfarë po ndodhte. Pa frikë, ai e urdhëroi xhindin që të dilte nga ky njeri.
“Mos na dërgo në humnerë!”, iu lutën xhindet. Ata kërkuan të futeshin në tufën e derrave që ishte atje pranë. Jezusi i urdhëroi ata që të dilnin nga njeriu dhe të shkonin në kafshët e papastra. Menjëherë këtij njeriu i erdhi mendja në vend, dhe e gjithë tufa e derrave u turr dhe ra nga gremina në det.
Më në fund, ky njeri u çlirua. Ai ishte shumë mirënjohës! Por kjo nuk është historia e vetme. Jezus Krishti kishte fuqi të pamasë mbi frymërat e liga. Kudo ku shkonte, ai i çlironte njerëzit që ishin pushtuar prej xhindeve. Ai gjithashtu u dha ndjekësve të tij, autoritet mbi djallin:
Ja, ju dhashë pushtet . . . mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t’ju dëmtojë. Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë që emrat tuaj janë shkruar në qiej’ (Nga Ungjijtë, që gjithashtu njihen si Inxhili, Luka 10:19–20).
Kur ndjekim Jezus Krishtin, mund të kemi mbrojtje në këtë jetë dhe siguri për jetën që vjen! Le të shohim tre hapa për t’u çliruar nga frymërat e liga.
Hapi 1: Shpallni fuqinë e emrit të Jezus Krishtit
Hapi i parë është të kërkojmë mbrojtjen e Zotit në emër të Jezus Krishtit. Ne nuk kemi fuqi në vetvete. Por kur shpallim emrin e Jezus Krishtit mbi jetët tona, frymërat e liga humbasin fuqinë! Jezusi tha për ndjekësit e tij se: “Në emrin tim ata do t’i dëbojnë demonët” (Ungjijtë, Marku 16:17).
Nëse besoni me gjithë zemër se Jezus Krishti do t’ju çlirojë, ai do e bëjë! Thjesht bëjini këtë lutje Zotit: “Zot, të lutem më çliro nga frymërat e liga në emër të atij që ke dërguar, Jezus Krishtit”!
Hapi 2: Kërkoni pastrimin e brendshëm dhe të jashtëm
Jezus Krishti na mësoi se nuk duhet t’i japim asnjë vend djallit. Ai tha: “Po vjen princi i kësaj bote, dhe ai nuk ka asgjë në mua” (Ungjijtë, Gjoni 14:30). Gjithashtu duhet të pastrojmë jetët tona nga çdo ndikim i ligë.
Çfarë do të thotë se djalli “nuk ka asgjë në ne”? Do të thotë se nuk ka asgjë në zemrat dhe banesat tona që t’i përkasë atij. Duhet të hedhim çdo nuskë, hajmali, çdo send besëtytnie që thuhet se “sjell fat” ose “mbron nga syri i keq”. Zoti është i Plotfuqishëm dhe Ai dëshiron të jetë Mbrojtësi ynë i vetëm. Sende të tilla nuk na ndihmojnë, por vetëm ofendojnë Zotin tonë. Duhet të heqim dorë nga veset e mëkatit të pornografisë, drogës, dhe alkoolit. Nëse jemi përfshirë në rituale për të kontaktuar të vdekurit, për të parashikuar të ardhmen apo të bërit e magjisë, duhet të ndalojmë menjëherë. Kështu e pastrojmë ambientin tonë të jashtëm nga ndikimet demonike. Pastaj, duhet t’i lutemi Zotit të na falë dhe pastrojë nga përbrenda.
Hapi 3: Mbusheni jetën tuaj me dritë
Mbasi Jezus Krishti ju ka çliruar nga fuqia e xhindeve, ftojeni që të marrë jetën tuaj në kontroll. Mos e lini zemrën tuaj bosh. Jezusi tha:
Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen. Atëherë thotë: “Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë”; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar; atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriu bëhet më e keqe nga e mëparshmja (Ungjijtë, Mateu 12:43-45).
Kur pastroheni nga xhindet, mbusheni jetën tuaj me dritën e librit të Jezusit, Biblën. Jezus Krishti erdhi si “drita për botën, që kushdo që beson në [të] të mos mbetet në errësirë” (Ungjijtë, Gjoni 12:46). Merrni një kopje të librit të Jezusit dhe lexojeni çdo ditë në mënyrë që drita e Tij të dëbojë errësirën.
Siguri për të ardhmen
Ne jetojmë afër fundit të kohërave, ku frymërat e liga janë më aktive se kurrë. Jezus Krishti parashikoi se para ardhjes së Tij, fuqitë e së keqes do të bëjnë shumë mrekulli të rreme që të mashtrojnë besimtarët. Për disa, xhindet shfaqen në forma të tmerrshme si fantazma; tek të tjerët shfaqen si engjëj ose si të afërmit, që kanë vdekur. Djalli vetë madje do të shtiret si Jezus Krishti!
Por, nuk keni përse të mashtroheni nga gënjeshtrat. Nëse ndiqni Jezus Krishtin, ai do t’ju japë fuqi t’i rezistoni djallit. Të dashur miq, cilado qoftë sfida juaj sot, lejojeni Jezus Krishtin t’ju çlirojë!
Nëse dëshironi që një ndjekës i Jezus Krishtit të lutet për çlirimin tuaj nga frymërat e liga, ju lutemi të kontaktoni sipas informacionit mbrapa kësaj faqeje.
Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.
Regjistrohuni për buletinin tonë
Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

Gjeni audiencën tuaj
Publikime të rekomanduara
© 2023 Sharing Hope Publications