
Pa frikë përpara Gjyqit
Përmbledhje
Mendimi për ditën e gjykimit ngjall frikë në zemrat e shumë njerëzve. Si mund të jemi të sigurt se do ta kalojmë pa dënim ditën e fundit të llogarisë? Perëndia tha se do të na jepte një Avokat — dikë që të ndërmjetësonte për ne në gjykim, ashtu siç pretendon një avokat për çështjen tonë në një gjykatë tokësore. Kjo broshurë na prezanton me këtë Avokat dhe na mëson se si të kemi siguri, ndërsa mendojmë për gjykimin e ardhshëm.
Tipi
Broshurë
Botuesi
Sharing Hope Publication
E disponueshme në
19 Gjuhët
Faqet
6
Një mëngjes, dola nga dhoma e hotelit për të shkuar në një takim të rëndësishëm. Isha me vonesë, kështu që i dhashë makinës me shpejtësi—më shumë nga sa lejohej. Në gjysmën e rrugës, një oficer policie më ndaloi dhe më tha se duhet të shkoja në komisariat. Ndihesha shumë nervoz dhe i pafuqishëm, sepse e dija që isha fajtor.
Pasi polici hapi çështjen kundër meje, dola pëpara komisionit gjyqësor. Atje, ndodhi të takoja një mik, i cili punonte si avokat. Ai u çudit që më pa. Kur i shpjegova situatën time, më tha: “Mos ki merak. Do e marr unë përsipër çështjen tënde”. Isha shumë i lumtur. Miku im do të ishte avokati im!
Meqënëse më mbrojti një miku im si avokat, gjykatësi dha një gjobë minimale. U largova nga gjykata duke lavdëruar Perëndinë.
Në të vërtetë është e tmerrshme të dalësh përpara një gjykatësi këtu në tokë. Por kjo nuk ka të krahasuar me daljen përpara Zotit në Ditën e madhe të Gjyqit. Sikur ajo ditë të ishte nesër, a do të ishe gati?
Të përgatitesh për Gjyqin
Disa nuk e vrasin mendjen për Gjyqin që po vjen. Pinë alkool, duhan, luajnë kumar, shkojnë në klube nate dhe shohin video të turpshme. Ata mund ta dinë se këto gjëra shkruhen në librin e hesapeve, por janë zënë në kurth nga deluzionet e Satanit (gjithashtu njihet si Shejtani). Nuk duan t’ia dinë.
Të tjerë reagojnë me një frikë të tepruar ndaj Gjyqit. Nuk guxojnë të harrojnë qoftë edhe një lutje të vetme. Mendojnë për mundimin e varrit ose të torturës në ferr kaq shumë, sa harrojnë dashurinë dhe mirësinë e Zotit.
Por ashtu siç unë pata një avokat përpara gjykatësit, Zoti ka siguruar një avokat, i cili do të na ndihmojë t’i qëndrojmë gjykimit. Nuk keni përse të jeni vetëm!
Cili është avokati ynë?
Ideja e një avokati nuk është një ide e re. Çdo vit, mijëra pelegrinë vizitojnë Veriun e Afrikës, Lindjen e Mesme, dhe Azinë. Shumë të tjerë luten tek varret e udhëheqësve të mëdhenj, duke besuar se ata do t’i mbrojnë.
Është mirë të respektosh udhëheqësit e mëdhenj, por t’iu lutesh dhe të kërkosh që të ndërmjetësojnë është plotësisht haram. Ata kanë vdekur dhe nuk mund të bëjnë dot gjë për ju. Edhe profetët janë në varret e tyre, duke pritur Ditën e Ringjalljes.
Megjithëse është haram t’iu kërkosh të vdekurve që të ndërmjetësojnë për ne, ideja e ndërmjetësimit në vetvete është e saktë. Por, ndërmjetësimi i kujt pranohet para Zotit? Duhet të jetë dikush, i cili të jetë:
Gjallë, (mbasi të vdekurit nuk mund të flasin në mbrojtjen tonë).
Pa mëkat, (sepse ai që është dënuar nga ligji nuk mund të mbrojë të tjerët).
Kush i përmbush të gjitha këto kualifikime? Askush, përveçse Jezus Krishtit, gjithashtu i njohur si Isa al-Mesih, ai që është i gjallë në Qiell dhe plotësisht i pastër.
Mendoni—a ka ndonjë tjetër, që mund të thotë se është pa mëkat? Adami hëngri frutin e ndaluar, Noeu (Nuhu) u deh me verë; Abrahami (Ibrahimi) gënjeu; Moisiu (Musa) vrau një njeri; Davidi (Davudi) i mori tjetrit gruan. Nuk do të gjeni as edhe një profet të vetëm që nuk ka bërë asnjë mëkat ose që nuk kishte kurrë nevojë të kërkonte falje.
Por, Jezus Krishti nuk bëri as edhe një mëkat. Ai vetë tha: “Ai që më ka dërguar është me mua. . . . , sepse gjithmonë bëj gjërat që i pëlqejnë Atij” (nga Ungjijtë, gjithashtu të njohur si Inxhili, Gjoni 8:29).
Të dalësh në paqe përpara Gjykimit
Jezus Krishti është gjallë në qiell dhe plotësisht pa mëkat. Ai është gati për të të mbrojtur ty dhe mua. Dhe Ai do të kthehet shumë shpejt.
Nëse ai ka për të ardhur për herë të dytë, kjo do të thotë se Jezus Krishti është profeti i fundit. Po, dhe më tepër se një profet—ai është Avokati, Mjeshtri, dhe Paqja jonë në Ditën e Gjykimit. Ai na tha: “Në të vërtetë . . . ai që zbaton fjalën time nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë” (Ungjijtë, Gjoni 8:51).
Jezusi nuk ka vdekur; ai është gjallë! Madje që tani ai po ndërton komunitetin e tij në tokë. Ndonjëherë ai i fton njerëzit në komunitetin e Tij, duke iu shfaqur në ëndërr si një njeri i veshur me të bardha ose, duke bërë mrekulli kur i lutemi Zotit në emrin e tij.
A doni të jeni në paqe Ditën e Gjykimit? Rrëfeni besimin tuaj në Jezus Krishtin. Përse duhet të vendosim besimin tonë tek ata, të cilët kanë vdekur dhe nuk e dinë sesi do të dalin në Ditën e Gjykimit? Jezusi është i sigurt për vendin e tij në Qiell. Njësoj si miku im avokat në gjyq, ai do të na ndihmojë.
Ndoshta pyesni veten nëse diçka kaq e mrekullueshme mund të jetë e vërtetë. Jezus Krishti tha: “Nëse kërkoni ndonjë gjë në emrin tim, unë do ta bëj” (Ungjijtë, Gjoni 14:14). Provojeni për të parë nëse po ju them të vërtetën. Nëse Jezusi është mjaft i fuqishëm për t’i bërë ballë sfidave të jetës pikërisht tani, atëherë me siguri mund të besojmë tek ai për të qenë mbrojtësi ynë. Lutjuni Zotit në emrin e Jezusit me një zemër të sinqertë dhe shikoni se çfarë do të ndodhë. Mund të luteni:
O Zot, dua të di nëse Jezusi është me të vërtetë Ai, që ke caktuar të jetë avokati ynë në Ditën e Gjykimit. Nëse po, të lutem përgjigjju lutjes time për (vendosni kërkesën tuaj këtu). Këtë e kërkoj në emrin e Jezus Krishtit. Amin!
Nëse dëshironi të mësoni më shumë sesi të ndiqni Jezus Krishtin, na kontaktoni sipas informacionit mbrapa kësaj faqeje.
Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.
Regjistrohuni për buletinin tonë
Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

Gjeni audiencën tuaj
Publikime të rekomanduara
© 2023 Sharing Hope Publications