Një ftesë emigracioni

Një ftesë emigracioni

Përmbledhje

Keni dëshirë për një vend më të mirë? Një vend sigurie, lumturie dhe qetësie? Ne dëshirojmë diçka që kjo botë nuk mund ta sigurojë, për shkak se secili prej nesh u krijua për në Parajsë. Jezusi, Mesia ka shkuar tashmë atje. Ai e di rrugën, dhe në fakt, ai e quan veten “rruga!” Kjo broshurë përshkruan të vërteta të rëndësishme për Jezusin, të cilat na ndihmojnë që të përgatitemi për shtetësinë e Parajsës.

Shkarko

Abdul-Maleku ishte një burrë i moshuar dhe i lodhur. Pasi kishte humbur gruan dhe fëmijët, ishte larguar nga Iraku për të shpëtuar nga ISIS. Tani jetonte i vetëm në Jordani si refugjat.

Por kishte një rreze shprese. Kishte një kushëri që jetonte në Kanada, i cili i ofroi ndihmë për t’i gjetur punë. I ngazëllyer aplikoi për vizë dhe filloi të ëndërrojë për një jetë më të mirë. Më në fund, mbas disa vitesh në pritje, iu dha leja për të hyrë në Kanada. Abdul-Maleku ishte jashtëzakonisht i lumtur!

Por gëzimi i tij nuk zgjati shumë. Mbasi mbërriti në Kanada, zbuloi se jeta e emigracionit nuk ishte e lehtë. Në punë rrinte gjithë ditën në këmbë. Fqinjët e tij ishin shumë të zhurmshëm. Transporti publik ishte i komplikuar për t’u kuptuar—po ashtu dhe gjuha angleze.

Abdul-Malek kishte ëndërruar gjithmonë se do të shkonte në një vend më të mirë, por kur mbërriti, zemra vazhdonte t’i lëngonte. Ai filloi të pyesë veten nëse kjo dëshirë mund të përmbushej në ndonjë vend të botës—apo duhej të priste deri në vetë Parajsën!

Emigrimi në Parajsë

A jeni ndjerë ndonjëherë si Abdul-Maleku? Kjo dëshirë për një vend më të mirë është skalitur në zemrën e njeriut dhe mund të përmbushet vetëm kur të hyjmë në Parajsë, në shtëpinë tonë të vërtetë. Madje është një dëshirë, që do të përmbushet shumë shpejt! Shenjat e Orës po ndodhin para syve tanë, dhe kjo botë po shkon me shpejtësi drejt fundit.

Për shekuj me radhë, librat fetarë të Judenjve, të Krishterëve, dhe të Myslimanëve kanë parashikuar apokalipsin—kulmin, kur ne do të “emigrojmë” nga kjo botë në tjetrën. Të treja besimet na drejtojnë në figurën e Mesias, i cili do të jetë përgjegjës për përmbylljen e ngjarjeve të fundit.

Interesante, kjo figurë Mesianike në Krishtërim dhe Islam nuk është askush tjetër veçse Jezus Krishti, gjithashtu i njohur si Isa al-Mesih. Ai ishte Mesia kur jetoi në Palestinë, por ka jetuar në Parajsë 2000 vitet e fundit. Ai do të kthehet në Ditën finale të Gjykimit.

Kthimi i Jezus Krishtit është përmendur shumë në Bibël, por edhe Myslimanët besojnë se ai do të kthehet sërish, pasi kjo shkruhet edhe në Kuran: “Në të vërtetë, Isai është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë!” (Ez-Zuhruf 43:61).

Ashtu si një zyrtar i emigrimit që jep udhëzime të rëndësishme sesi të marrësh vizën, Jezus Krishti na fton t’i kushtojmë rëndësi Shenjës së Tij, në mënyrë që të dimë Rrugën e Drejtë drejt Parajsës.

Çfarë tha Jezusi se si është Parajsa?

Ungjijtë, gjithashtu të njohur si Inxhili, shkruajnë se Jezusi ka thënë: “Unë po shkoj t’ju përgatis një vend. Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju” (Ungjijtë, Gjoni 14:2–3).  Jezus Krishti thotë se mund të na marrë në Parajsë!

Gjithashtu na zbulon disa pamje të mrekullueshme të atij vendi. Ai tha se:

  • Nuk do të ketë më as vdekje, as brengë, as klithma, as mundim (Zbulesa 21:4).

  • Do të kemi shtëpi të bukura (Gjoni 14:2).

  • Si burrat dhe gratë do të kenë dinjitet dhe të drejta të barabarta (Galatasve 3:28).

  • Është një vend plot dritë, drejtësi, dhe lumturi (Zbulesa 21:21–25).

Në të vërtetë, ky është vendi që dëshiron zemra jonë! 

Pse Jezus Krishti vjen për herë të dytë?

Zoti ka dërguar shumë profetë dhe lajmëtarë të shenjtë. Pse Jezus Krishti është i zgjedhur për t’u kthyer për herë të dytë? Kjo pyetje është e lehtë për t’iu përgjigjur me të njëjtin ilustrim nga emigracioni. Meqënëse të marrësh një vizë nuk është e lehtë, shumë njerëz marrin një avokat emigrimi, që e di rrugën. Nëse kemi dikë që na drejton, mund t’i besojmë se do të na ndihmojë.

Në të njëjtën mënyrë, Jezus Krishti është i vetmi, që do të shfaqet për një herë të dytë, sepse e di rrugën për në Parajsë dhe mund të na çojë atje. Ai vetë ka thënë: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta” (Gjoni 14:6).

Çdo profet dhe lajmëtar i dërguar nga Zoti ka bërë gabime dhe ka kërkuar falje. Por, jo Jezus Krishti! Ai ishte i pa mëkat gjatë 33 viteve që jetoi në tokë. Prandaj u mor menjëherë në Parajsë.

Duhet të mësojmë nga Jezus Krishti, i vetmi pa mëkat, se si të përmbushim kërkesat e hyrjes për Parajsën. Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi plotësisht të sigurtë për hyrjen atje. Fatmirësisht, mund të mësojmë nga libri i tij, Bibla.

Përgatitje për kthimin e Jezus Krishtit

A nuk është emocionuese që të jesh i/e sigurt për emigrimin tënd në një vend më të mirë? Ju jeni ftuar të bëheni qytetar i Mbretërisë së lavdishme të Zotit në Parajsë! Së shpejti Jezus Krishti do të vijë për të na marrë të gjithëve në atë vend të bukur.

A mos vallë po ndiqni njerëz që edhe vetë nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta në Ditën e Gjykimit?  Me Jezus Krishtin, nuk keni pse të jeni në mëdyshje. Kërkojini Zotit t’ju drejtojë në Rrugën e Drejtë të Jezus Krishtit. Mund të bëni një lutje si kjo:

O Zot, zemra ime lëngon për një vend më të mirë. Të lutem të më çlirosh mua dhe të afërmit e mi nga vështirësitë e kësaj bote. Besoj se koha është afër. Të lutem më drejto në mënyrë që të hyj në vendin e mrekullueshëm që po përgatit për mua. Amin!

Nëse doni të merrni një kopje autentike të Ungjijve, ju lutemi të na kontaktoni sipas informacionit mbrapa kësaj faqeje.

Citatet nga Kur’ani janë nga botimi i 2006, përkthyer nga Prof. Hasan I. Nahi.Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.
Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.

Regjistrohuni për buletinin tonë

Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

newsletter-cover