Liria e Identitetit

Liria e Identitetit

Përmbledhje

Hulumtimi social lë të kuptohet për diçka të quajtur “struktura të thella fetare”, në të cilën qeniet njerëzore dëshirojnë natyrshëm për përvoja transhendente, edhe nëse ato nuk janë haptazi fetare. Ne të gjithë adhurojmë diçka ose dikë — dhe është një e drejtë njerëzore ta bëjmë këtë, e cila formon një pjesë themelore të identitetit tonë. Adhurimi gjithmonë duhet të zgjidhet lirisht, pa asnjë detyrim ose imponim. Megjithatë, kjo broshurë përshkruan rrezikun e detyrimit të adhurimit fetar, i cili është parashikuar të ndodhë së shpejti.

Tipi

Broshurë

Botuesi

Sharing Hope Publications

E disponueshme në

11 Gjuhët

Faqet

6

Shkarko

Në vitin 2009, adoleshenti Justin Bieber publikoi këngën e tij të parë — një këngë dashurie që do të fillonte një çmenduri mes të rinjve anembanë globit. Fansat e këtij yllit kanadez të muzikës pop e adhuronin si një idhull. Disa madje do të shkonin aq larg sa të krijonin faltore kushtuar atij në dhomat e tyre të gjumit.

Billie Eilish 12-vjeçare ishte një prej këtyre fansave të përkushtuar çmendurisht. Dashuria e saj ishte aq e fortë sa ajo kujton të qante nga frika se “kurrë nuk do të ndihem kështu për askënd [tjetër]”.1

Dhe Bieber nuk është i vetmi që ka fituar një ndjekës kaq të zjarrtë. Gjatë gjithë historisë, njerëzit e famshëm kanë marrë adhurimin, qofshin ata mbretër, muzikantë apo yje sporti. Brenda zemrave tona, ekziston një nxitje e pavetëdijshme për t’iu përkushtuar me gjithë zemër një personi, një gjëje, një përvoje apo edhe një koncepti.

Sociologët kanë vërejtur se njerëzit tërhiqen drejt përvojave që u japin atyre një ndjenjë transhendentale. Disa njerëz zbulojnë një ndjenjë të vetë-tejkalimit përmes adhurimit të të famshëmve, sepse kjo u jep atyre një përvojë më të madhe se jeta e përditshme. Të tjerë i drejtohen sporteve ekstreme, artit, muzikës, medias ose spiritualitetit. Një shembull i përsosur është alpinisti Aleks Honnold, i cili rrezikoi vdekjen për t’u ngjitur në murin shkëmbor 914 metra të El Capitan (në Parkun Kombëtar Yosemite, SHBA) pa asnjë litar. New York Times e përshkroi përvojën e tij si “një mundësi të mrekullueshme që ne të tjerët të përjetojmë atë që ju mund ta quani madhështi njerëzore”.2 Ne ndiejmë admirim kur përballemi me diçka kuptimplotë, heroike ose frymëzuese.  

Pyetja, pra, nuk është nëse ne adhurojmë, por kë ose çfarë adhurojmë. Adhurimi nuk është vetëm një koncept fetar ose dogmatik; është një koncept njerëzor, që kalon të gjitha kufijtë e racës, kombësisë dhe prejardhjes fetare (ose jofetare). Si i tillë, akti i adhurimit është një e drejtë njerëzore, e cila përbën një pjesë themelore të identitetit tonë njerëzor. Adhurimi nuk është kurrë diçka që duhet të detyrohet ose të parandalohet. Megjithatë, një parashikim i lashtë na paralajmëron që po afrohet një kohë kur liria jonë do të kërcënohet.

Formimi i identiteteve tona

Shkrimi i Shenjtë përmend shpesh temën e adhurimit. Në tregimet e tij, adhurimi i vërtetë përshkruhet gjithmonë si rezultat i një zemre të përkushtuar objektit të saj të adhurimit. Meqenëse dashuria, përkushtimi dhe besnikëria nuk mund të detyrohen, adhurimi është një akt vullnetar.

Ndërsa formojmë identitetin tonë, duhet të jemi të lirë të zgjedhim kë dhe çfarë adhurojmë. Ne nuk duam që besnikëria jonë më e thellë të manipulohet nga reklamat hileqare ose fushatat e mediave sociale, ose, si në disa vende, të detyrohen nga frika e hakmarrjes. Të adhurosh ose të mos adhurosh, dhe të zgjedhësh kë dhe çfarë të adhurosh, duhet të rrjedhin nga identiteti, vlerat dhe ndjenja e lirisë personale. 

Megjithatë, Bibla përshkruan gjithashtu figura antagonistë që gjatë historisë janë përpjekur të detyrojnë adhurimin dhe që do ta bëjnë këtë përsëri. 

Adhurim i detyruar?

Libri biblik i Danielit prezanton Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon — tre hebrenj që u çuan nga Izraeli në Babiloni si skllevër. Identiteti i tyre hebre ndalonte adhurimin e statujave dhe idhujve. 

Gjithçka ishte mirë për këta tre të rinj derisa mbreti babilonas, Nebukadnetsari, ngriti një statujë të artë në fushën e Durës. Ai i thirri njerëzit në fushë dhe u tha atyre se kur të luhej muzika, të gjithë duhet t’i përulen idhullit të tij. Kushdo që refuzonte do të hidhej në një furrë zjarri përvëlues. 

Nga të gjithë njerëzit e mbledhur, vetëm tre veta, duke u bazuar në bindjet e tyre, zgjodhën të refuzonin ta adhuronin. Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego nuk u përkulën kur binte muzika. Por pavarësisht zemërimit të diktatorit dhe urdhrit të tij për t’i vrarë ata, jeta e tyre u kursye mrekullisht (shih Danieli 3). Është një tregim i besnikërisë ndaj bindjeve personale, madje edhe përballë vdekjes. Na kujton se adhurimi i vërtetë nuk mund të detyrohet, por se gjithmonë do të ketë nga ata që duan që ne t’i përkulemi muzikës së tyre.

Adhurimi i vërtetë kundrejt adhurimit të rremë 

Bibla flet për një entitet që do të kërkojë të detyrojë adhurimin në kohët tona. Është i njëjti pushtet fetar politik që persekutoi “shenjtorët e Shumë të Lartit” gjatë Epokës së Errët (shih Danieli 7 dhe Zbulesa 13:5–8). Kjo fuqi u “plagos” dhe humbi popullaritetin pas Mesjetës, por po e fiton sërish. Bibla parashikon se do të ketë një pikë në të cilën “por plaga e saj vdekjeprurëse u shërua; dhe gjithë dheu u mrekullua pas” këtij entitetit (Zbulesa 13:3). Pikërisht në atë moment do të miratohet një ligj i detyruar adhurimi — duke sfiduar të drejtat e njeriut për të zgjedhur dhe formuar identitetet tona personale (shih Zbulesa 13, 14 dhe 17).

Por do të ketë një grup njerëzish që nuk mund të detyrohen. Këta njerëz do të jenë të rrënjosur në identitetet e tyre personale shpirtërore. Ata do të respektojnë zgjedhjet individuale të të tjerëve duke u qëndruar besnikë vlerave të tyre. Në fakt, liria e tyre do të thotë aq shumë për ta, saqë më mirë do të vdesin sesa të praktikojnë adhurimin që bie ndesh me bindjet e tyre shpirtërore. Ata do të kuptojnë se thelbi i adhurimit duhet të jetë liria. Adhurimi është dhe ka qenë gjithmonë një zgjedhje

Për të mësuar më shumë rreth kësaj krize të parashikuar dhe çfarë do të thotë të kuptosh adhurimin si një e drejtë njerëzore, na kontaktoni në informacionin në fund të kësaj fletpalosjes.

1. Meredith Kyle, “Billie Eilish ndan mesazhe mbështetëse nga Justin Bieber në ‘Bota është pak e turbullt’ Doc,” ET, etonline.com, 26 shkurt 2021. 
2. Mark Synnot, “Eksluzive: Alex Honnold përfundon ngjitjen më të rrezikshme të lirë-vetëm ndonjëherë”, National Geographic, Nationalgeographic.com, 3 tetor 2018. 
Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.
Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.

Regjistrohuni për buletinin tonë

Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

newsletter-cover