
Nëse Zoti ekziston, pse vuajmë?
Përmbledhje
Pse u ndodhin gjëra të këqija njerëzve të mirë? Kjo është një pyetje e vështirë që ka larguar shumë njerëz nga Zoti. Nëse Zoti mund ta ndalë të keqen, pse nuk e bën? Përgjigjja nuk është e thjeshtë. Kjo broshurë përshkruan origjinën e së keqes, pse koncepti i vullnetit të lirë është i rëndësishëm dhe se si Zoti planifikon të zhdukë të keqen dhe vuajtjen në tri faza unike të gjykimit.
Tipi
Broshurë
Botuesi
Sharing Hope Publications
E disponueshme në
11 Gjuhët
Faqet
6
Ku është Zoti? Eli Uizëll (Elie Wiesel) pyeste veten me dëshpërim brenda kampi të Aushvicit. Më vonë ai shkroi:
Nuk do ta harroj kurrë atë natë, natën e parë në kamp, e cila e ka kthyer jetën time në një natë të gjatë, shtatë herë të mallkuar dhe shtatë herë të vulosur. Nuk do ta harroj kurrë atë tym. Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e vogla të fëmijëve, trupat e të cilëve i pashë të kthyera në kurora tymi nën një qiell blu të heshtur. Nuk do t’i harroj kurrë ato flakë që përpinë besimin tim përgjithmonë.
Elie doli nga Aushvici një person tjetër, duke pyetur veten: pse Zoti dukej i mospranishëm gjatë mizorive të Holokaustit. “Isha i zemëruar me Zotin,” shkroi ai, “dhe jam akoma.”1
Lufta e tij i bën jehonë britmës së shumë zemrave. Nëse ekziston një Zot i plotfuqishëm, pse ka vuajtje? Pse nuk ndërhyn? Apo është thjesht indiferent ndaj vuajtjeve tona? Nuk ka përgjigje të lehta për këto pyetje të vështira. Por ka një perspektivë që ia vlen të merret në konsideratë. Në përpjekjen për të kuptuar çështjet e vuajtjes, mund të na ndihmojë nëse hetojmë pak histori.
Problemi i ligësisë
Çfarë është ligësia?
Shumë njerëz e shohin “mbijetesën e më të fortit” si një shpjegim se si ka evoluar njerëzimi. Por kjo pikëpamje nuk shpjegon dot shumë shembuj prekës të altruizmit dhe bashkëpunimit. Pse tërhiqemi nga tmerret e Holokaustit? Nëse mbijetesa është shpjegimi kryesor për ekzistencën njerëzore, nuk do të kishte kuptim të kujdeseshim për moralin. Por ne kujdesemi.
Sipas Shkrimeve Judeo-Kristiane, gjendja fillestare e universit ishte e përsosur. Çdo qenie njerëzore ishte plot dinjitet dhe me vlerë. Por ky plan u prish shumë kohë më parë. Bibla përshkruan një luftë që u zhvillua në Qiell. Një engjëll i përsosur i quajtur Lucifer zgjodhi të rebelohej kundër Perëndisë dhe vetëmohimit që karakterizonte Mbretërinë e Perëndisë. Luciferi mendoi se jeta do të ishte më e mirë pa “kufizimet” e ligjit të Zotit, kështu që ai futi anarkinë dhe të keqen në univers. Përfundimisht, ai dhe engjëjt e tij u dëbuan nga Qielli (Zbulesa 12:7–9) dhe ai filloi të përhapte idetë e tij në shoqërinë njerëzore.
Si mund të zhvillohej e keqja në një vend të përsosur? Nëse Zoti krijoi robotë të paraprogramuar dhe të përcaktuar, kjo do të thoshte se rebelimi i Satanait në thelb u shkaktua nga Zoti. Por nëse Zoti i krijoi engjëjt dhe qeniet njerëzore me lirinë e vërtetë të zgjedhjes, atëherë me atë zgjedhje vjen mundësia për të zgjedhur të keqen. Sipas Shkrimeve, Perëndisë i intereson marrëdhëniet e vërteta me ne, bijtë e Tij. Vetëm liria e vërtetë e mundëson këtë lloj dashurie.
Perëndia zgjodhi të mos e zhdukte menjëherë rebelimin e nisur nga Satanai. Nëse do ta bënte, qeniet e tjera do t’i kishin shërbyer Atij nga frika, jo nga dashuria. Pra, Perëndisë i duhej të lejonte kohë që e keqja të piqej në univers, në mënyrë që natyra e saj shkatërruese t’i zbulohej të gjithëve. Vetëm atëherë Ai mund të organizonte një gjykim adekuat, të drejtë dhe transparent duke dënuar dhe zhdukur të keqen një herë e përgjithmonë.
Një Zot transparent
Për t’iu përgjigjur pyetjeve të të gjithëve rreth së keqes, Perëndia krijoi tre periudha të veçanta gjykimi. Ju mund të lexoni rreth tyre në Bibël.
Gjykimi i parë është në favor të atyre që i kanë besuar Perëndisë, të cilët pastrohen nga të gjitha akuzat e gabuara. Ky grup njerëzish do të përfshijë të gjithë ata që kanë zgjedhur të marrin faljen e Perëndisë dhe të jetojnë sipas vullnetit të Tij (Danieli 7:10).
Gjykimi i dytë do të ndodhë gjithashtu në parajsë gjatë një periudhe prej 1000 vjetësh pas shkatërrimit të planetit. Të gjithë ata që zgjodhën rrugën e së keqes do të prehen në varret e tyre, por ndjekësit e Perëndisë do të jenë në Qiell me Të (Zbulesa 20:4–5). Librat e regjistrimeve qiellore do të hapen në mënyrë që ata të mund të binden plotësisht për drejtësinë e Perëndisë në gjykim. Nëse dikush ka një pyetje se pse dikush nuk është atje, kjo do të jetë mundësia që ata ta mësojnë.
Gjykimi i tretë do të bëhet në fund të kësaj periudhe 1000-vjeçare kur ata që janë të këqij do të ringjallen nga të vdekurit. Atyre do t’u jepet mundësia të kuptojnë pse nuk do të jetojnë përgjithmonë në parajsë dhe në fund do të bien dakord që kjo pasojë është e drejtë. “Çdo gju do të përkulet” (Romakëve 14:11) pasi ata pranojnë se të gjitha gjykimet e Perëndisë janë “të drejta dhe të vërteta” (Zbulesa 15:3). Këta individë nuk do të torturohen përgjithmonë në zjarrin e përjetshëm, siç kanë sugjeruar disa, por sipas Biblës do të konsumohen plotësisht (Malakia 4:1). Kështu, çdo e keqe do të eliminohet.
Të bindur për dashurinë e Zotit
Më në fund, problemi i së keqes do të zgjidhet përgjithmonë. Banorët e qiellit dhe tokës së restauruar nuk do ta zgjedhin më kurrë të keqen, sepse i kuptojnë rezultatet e tmerrshme të saj. Por mbi të gjitha, ata do të jenë të bindur për dashurinë e Zotit, sepse Ai ishte plotësisht transparent me ta.
Ndoshta ju keni parë rreth jush vuajtjet në botën tonë dhe keni pyetur veten se si vallë mund të ekzistojë Zoti? Dhe nëse ekziston, si mund të jetë Ai i dashur? Ndërsa ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet për çdo pyetje, Perëndia ju fton te keni besim tek Ai që është i dashur, transparent dhe i drejtë. Një ditë së shpejti, gjithçka do të bëhet e qartë dhe ne do të marrim përgjigje për të gjitha pyetjet tona.
Dëshironi t’i jepni Perëndisë një shans për t’ju zbuluar karakterin e Tij të dashur? Na kontaktoni për të mësuar më shumë!
1. Wiesel, Elie. Nata, (Shtetet e Bashkuara: Farrar, Straus dhe Giroux, 2017), f. 34.Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.
Regjistrohuni për buletinin tonë
Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

Gjeni audiencën tuaj
Publikime të rekomanduara
© 2023 Sharing Hope Publications