
Si do të përfundojë vërtet bota?
Përmbledhje
Komuniteti shkencor ka shumë sugjerime se si do të përfundojë bota. Megjithatë, këto modele të parashikuara janë të kufizuara. Mund të jetë më e dobishme të analizojmë parashikimin e ofruar në Bibël, e cila ka një histori të gjatë dhe historikisht të verifikueshme të profecive të përmbushura. Kjo broshurë ndan një listë befasuese të profecive të përmbushura të Biblës dhe përshkruan ngjarjen përfundimtare: fundin e botës.
Tipi
Broshurë
Botuesi
Sharing Hope Publications
E disponueshme në
11 Gjuhët
Faqet
6
Maksi përdorte në shtëpinë e tij energjinë diellore, drejtonte një makinë elektrike dhe riciklonte plehrat me kujdes. E megjithatë, ai ishte i shqetësuar. Dukej sikur kishte gjithmonë raporte të reja për cunamet, rritjes së nivelit të detit dhe zjarre. Maksi u përpoq të imagjinonte qytetin e tij të mbuluar me ujë ose të copëtuar nga një tërmet. Ai u bë nervoz dhe i shqetësuar. Çfarë kuptimi kishte të ëndërroje për të ardhmen? Bota që njihte ai po merrte fund!
Ndoshta ju keni dëgjuar për problemin e Maksit, i quajtur tani “eko-ankthi”. Shoqata Amerikane e Psikologjisë e përcakton eko-ankthin si “një frikë kronike nga fundi mjedisor”. Ekspertët po shohin individë të cilët janë aq të shqetësuar për ndryshimin e klimës, saqë ndikon në shëndetin e tyre mendor dhe funksionimin e përditshëm. Ndoshta ju jeni ndjerë si Maksi dhe të tjerët — të shqetësuar dhe të interesuar se si do të vijojë e ardhmja e planetit tonë.
Leximi i së ardhmes
Modelet shkencore për parashikimin e së ardhmes mund të jenë të dobishme, por ato janë të kufizuara. Për shembull, një parashikim pesë-ditor i motit ofron afërsisht 90% saktësi. Por një parashikim dhjetëditor bie në rreth 50% saktësi. Sa më tej në të ardhmen janë ngjarjet, që modelet shkencore përpiqen të parashikojnë, aq më i lartë bëhet marzhi i gabimit.
Megjithatë, ka mënyra të tjera për të mësuar të ardhmen e planetit tonë. Po sikur shkrimet e lashta nga e kaluara — jo modelet shkencore të sotme — të kenë një parashikim më të saktë të së ardhmes së botës?
Dy mijë vjet më parë, mësuesi i famshëm fetar, Jezus Krishti, parashikoi fatkeqësi të rënda natyrore që do të ndodhnin pak para fundit të botës. Ai tha:
Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme. Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes (Mateu 24:7, 8).
Jezusi parashikoi luftën, zinë e bukës, murtajën, tërmetet dhe trazirat sociale si «fillimin e dhembjeve», sepse ato do të përkeqësoheshin. Ngjarjet përfundimtare do të përfshijnë një sëmundje me ulçëra, ndotjen e oqeaneve dhe burimeve ujore deri në atë pikë sa të vdesin të gjitha krijesat e detit, nxehtësi të padurueshme nga dielli, një tërmet masiv dhe gurë breshëri që peshojnë afërsisht 35 kilogramë (shih Zbulesën 16).
Jezusi tha, që pas kësaj Ai do të kthehej në një mënyrë që të gjithë ta shohin dhe ta njohin Atë. Kur Ai shfaqet, “qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt” (2 Pjetrit 3:10).
Ideja e një profecie të lashtë që ka lidhje me shekullin 21 mund të duket e pazakontë. Shumë nga parashikimet e mësipërme tashmë po ndodhin — por a mund t›i besohet gjithë parashikimit? Ju mund t’ju interesojnë profeci të tjera biblike që mund të verifikohen nga historia. Nëse parashikimet e tjera janë të paktën 60% ose 70% të sakta, do të ishin më të besueshme se aplikacioni juaj i motit. Por ajo që zbulojmë është se parashikimet e mëparshme të Biblës kanë qenë plotësisht të besueshme. Këtu janë disa profeci që janë shkruar mijëra vjet më parë.
Profecitë e lashta
Ngritja dhe rënia e perandorive. Në shekullin e 6-të p.e.s., profeti Daniel profetizoi për ngritjen dhe rënien e fuqive perëndimore. Ai e përshkroi saktë kalimin e pushtetit nga Babilonia në Medo-Persi, pastaj — në Greqi dhe në Romë. Tutje ai parashikoi copëzimin e Perandorisë Romake në kombet evropiane (shih Daniel 2).
Persekutimi fetar. Profeti Daniel shkroi gjithashtu për një institucion fetar të korruptuar dhe të dhunshëm që do të lindte gjatë kohës së Perandorisë Romake. Kundërshtarët e tij fetarë u përshkruan si ndjekësit e vërtetë të Perëndisë (Zbulesa 12:13–17), të cilët u përballën me martirizimin ose u fshehën në shkretëtirë për 1260 vjet. Ky tregim përshkruan nga afër historinë fetare të Evropës gjatë mesjetës (shih Daniel 7).
Rilindja e falsifikuar fetare. Bibla parashikoi një ringjallje të madhe fetare e cila kundërshton mësimet e Jezus Krishtit, duke përfshirë një rishfaqje të okultizmit dhe nderimit e Katolicizmit Romak. Parashikohej që papati të binte nga favorizimi popullor në fund të mesjetës dhe të kthehej sërish në pëlqimin popullor në kohët e fundit (shih Zbulesa 13), siç e shohim sot.
Si do të përfundojë bota?
Nëse profecitë e Biblës të përmbushura më parë mund të verifikohen dhe besohen, atëherë mund t’i besojmë edhe asaj që thotë Bibla për fundin e botës: një tregim fatkeqësie pas fatkeqësie deri në kulmin përfundimtar, kur Jezusi kthehet për popullin e Tij dhe rikrijon botën në perfeksion.
Fatmirësisht, Jezusi na tha se nuk kemi asgjë për t’u frikësuar. Bibla thotë se Perëndia do të shkatërrojë “ata që shkatërrojnë dheun” (Zbulesa 11:18), por përpara se ta bëjë këtë, Ai do të sigurohet që njerëzit e Tij të jenë të sigurt. Duke folur me simbole, Bibla thotë:
Pastaj pashë një engjëll tjetër që po ngjitej nga lindja, që kishte vulën e Perëndisë së gjallë. Dhe u thirri me zë të madh të katër engjëjve, të cilëve u qe dhënë të dëmtojnë dheun dhe detin, duke thënë: “Mos dëmtoni dheun, as detin, as pemët, deri sa t’i vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë” (Zbulesa 7:2, 3).
Toka jonë nuk është një bombë ekologjike me sahat; përkundrazi, ajo mbahet së bashku derisa Zoti të lejojë shkatërrimin dhe rikrijimin përfundimtar të saj (Zbulesa 21). Jezusi na fton të marrim parasysh besueshmërinë e mesazheve të Tij profetike në mënyrë që t’i besojmë Atij. Ai tha: “Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni” (Gjoni 14:29).
Nëse dëshironi të dini më shumë rreth profecive të Biblës, ju lutemi na kontaktoni në informacionin në fund të kësaj fletëpalosjes.
Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.
Regjistrohuni për buletinin tonë
Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

Gjeni audiencën tuaj
Publikime të rekomanduara
© 2023 Sharing Hope Publications