Kërkimi për jetëgjatësi

Kërkimi për jetëgjatësi

Përmbledhje

Qeniet njerëzore janë përpjekur gjithmonë t'i shpëtojnë ose ta shtyjnë vdekjen. E megjithatë, vdekja vjen për secilin prej nesh, duke na mbajtur peng përgjithmonë. Apo ka një rrugë shpëtimi? Një libër i lashtë përshkruan një mënyrë për të zgjatur jetëgjatësinë tonë edhe përtej premtimeve të përparimeve mjekësore dhe eksperimenteve kronike. Nëse pretendimi i “jetës së përjetshme” do të kishte qoftë edhe 1% shans për të qenë i vërtetë, a nuk do ia vlente të hetohej?

Tipi

Broshurë

Botuesi

Sharing Hope Publications

E disponueshme në

11 Gjuhët

Faqet

6

Shkarko

Katërmbëdhjetë vjeçarja Julia e dinte se po vdiste. Ajo kishte një formë të rrallë kanceri dhe mjekët thanë se do të jetonte vetëm disa muaj të tjerë. Duke e ditur këtë, ajo filloi të hulumtonte krionikën. Ndoshta kishte një mënyrë që ajo të përjetonte një jetë më të mirë përsëri në të ardhmen! 

Krionika është ngrirja e trupit në temperatura nën -150 ° C në mënyrë që indet dhe organet e trupit, veçanërisht truri, të ruhen me mundësinë e ringjalljes në të ardhmen. Julia kërkoi krio-ruajtje me shpresën se shkencëtarët një ditë do të gjenin një kurë për kancerin e saj. Ajo u shpreh:

Unë nuk dua të vdes, por e di që do të vdes. Mendoj se të qenit i krio-konservuar më jep një shans të kurohem dhe të zgjohem, madje edhe pas qindra vjetësh. Unë nuk dua të varrosem nën tokë. Unë dua të jetoj dhe të rroj më gjatë. Mendoj se në të ardhmen ata mund të gjejnë një kurë për kancerin tim dhe të më zgjojnë. Unë dua ta kem këtë shans. Kjo është dëshira ime.1

Misioni i krionikës është të përmbushë dëshirat e njerëzve si Julia dhe të ofrojë shpresë për një “botë pa sëmundje, vdekje dhe plakje.” Presidenti i Institutit të Krionikës shpall: “Qëllimi ynë është jeta pas ringjalljes, me rini të rinovuar dhe me jetëgjatësi të zgjatur.”2

A duket pak radikale kjo teknologji? Pavarësisht nëse është e realizueshme apo jo, ajo shpreh dëshirën njerëzore për një jetë të përjetshme. Askush nuk dëshiron të vdesë. Ne po kërkojmë me zell të anashkalojmë këtë pjesë të pashmangshme të përvojës njerëzore. 

Por ndoshta ka një mënyrë që ende nuk e keni konsideruar. Një libër i lashtë sugjeron një çelës befasues për jetëgjatësinë.  

Oferta e jetës së përjetshme 

Një nga mësuesit fetarë më të famshëm të të gjitha kohërave, Jezus Krishti, na dha një plan me anë të të cilit mund të çlirohemi nga vdekja. Në librin e Tij, Biblën, Ai tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën Time dhe beson në Atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë” (Gjoni 5:24). 

Jezusi jetoi në këtë tokë, duke shëruar të sëmurët, duke mësuar parimet e dashurisë vetëmohuese dhe duke u dhënë njerëzve një ndjenjë të re të jetës dhe shpresës. Ai e lejoi Veten të dënohej me vdekje dhe më pas u ngrit nga vdekja për të provuar se Ai ka fuqinë për të ringjallur. Ai tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që beson në Mua, edhe sikur të vdesë, do të jetojë” (Gjoni 11:25). Fjalët e Jezusit janë të guximshme dhe na detyrojnë t’i konsiderojmë: a ishte Jezusi gënjeshtari më fanatik që ka ekzistuar ndonjëherë, apo ishte Ai që tha se ishte. Nëse po, atëherë Ai me të vërtetë ka fuqi mbi jetën dhe vdekjen! Jezusi, ndryshe nga krionikët, na ofron një garanci për jetën e përjetshme — pa asnjë kosto.

 Ndoshta jeni të pasigurt për vërtetësinë e Jezusit dhe të Biblës. Por nëse do të kishte edhe 1% mundësi që fjalët e Jezusit të ishin të vërteta, a nuk do ia vlente të hetoheshin? Imagjinoni pavdekësinë! Të jetosh përgjithmonë në një vend të përsosur me lirinë për të ndërtuar shtëpi, për të zhvilluar talente, për të përjetuar miqësi të vërtetë dhe për të mësuar misteret e universit drejtpërdrejt nga Vetë Zoti. Një vend pa vdekje, sëmundje, depresion, krim, tradhti apo vetmi. A nuk do të ia vlente një kërkim i vogël për të parë nëse është e vërtetë? 

Shanset për të fituar llotarinë janë 1 në 175 milionë, megjithatë njerëzit shpenzojnë miliarda dollarë çdo vit për të patur një shans për të fituar. Rinia dhe bukuria e pavdekshme në një parajsë të përsosur është xhekpoti më i madh që mund të fitoni ndonjëherë. Pra, shfrytëzoni shanset tuaja dhe hetoni atë. 

Përjetësia fillon tani 

Ndoshta të ndjekësh Jezusin tingëllon e çuditshme. Ndoshta tingëllon si një ritual fetar. Por kur lexojmë për jetën e Jezusit, zbulojmë se Ai në fakt kundërshtoi shumë nga ritualet boshe fetare të kohës së Tij dhe promovoi parimet e jetës që rrjedhin nga një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë. Ai tha se jeta e përjetshme mund të fillojë që tani duke e njohur Perëndinë në një mënyrë personale (Gjoni 17:3). Ne e bëjmë këtë duke lexuar mesazhet e Tij në Bibël dhe duke folur me Të në lutje. 

Pastaj, edhe pse trupat tanë mund të plaken dhe ne mund të vdesim, ne kemi sigurinë e asaj ore “kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e Tij dhe do të dalin prej tyre” (Gjoni 5:28, 29). 

Shtëpia jonë e re e përjetshme do të jetë një vend ku “vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma,  as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan” (Zbulesa 21:4). Çfarë jete për të pritur! 

Nëse dëshironi të mësoni më shumë se si të zhvilloni një marrëdhënie personale me Zotin dhe të fitoni dhuratën e Tij të jetës së përjetshme, ju lutemi na kontaktoni sipas informacionit në anën e pasme të kësaj fletpalosje.

1. Owen Bowcott dhe Amelia Hill, “Vajza 14-vjeçare që vdiq nga kanceri fiton të drejtën për t’u ngrirë në mënyrë kriogjenike”, The Guardian, 18 nëntor 2016. 
2. Artikulli “About Cryonics,” Instituti Krionik, cryonics.org.

Copyright © 2023 by Sharing Hope Publications. Vepra mund të printohet dhe të shpërndahet pa lejë për raste jo-komerciale.
Shkrimet janë cituar nga: “Shoqëria Biblike Shqiptare” ®. Copyright © 1994 nga Shoqëria Biblike Shqiptare. Përdorur me autorizim. Me të gjitha të drejtat e rezervuara.

Regjistrohuni për buletinin tonë

Jini i pari për të mësuar kur postohen publikimet e reja!

newsletter-cover